Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tetori Rozë! Mamografi falas në të gjithë vendin, Ministrja Sala apel për diagnostikim
Në të gjithë Shqipërinë po vijon zbatimi i Programit Kombëtar për Depistimin e Kancerit të Gjirit, duke ofruar mamografi falas për gratë e moshës 40-50 vjeç dhe ato mbi 50 vjeç, të targetuara si grup risku. Deri më tani janë kryer 779 mamografi falas, në rang vendi. Këto të dhëna të publikuara nga Minsitria e Shëndetësisë janë të bazuara nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Operatori i Shërbimeve, të Kujdesit Shëndetësor (OShKSh). Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala u ndal në një prej njësive të mamografive lëvizëse të stacionuar në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, për të ndjekur nga afër procesin e kryerjes së mamografisë dhe sensibilizimin e qytetarëve mbi kryerjen e kontrollove, si dhe rëndësinë e diagnostikimit të hershëm të kancerit të...