Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
U ekzekutua në sallën e gjyqit, sot homazhet në Pallatin e Kongreseve për gjyqtarin Astrit Kalaja
Në hollin e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, sot do të mbahen homazhe në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën dy ditë më parë pasi u qëllua me armë brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, teksa ishte në krye të detyrës. Ngjarja tronditëse ka lënë gjurmë të thella në sistemin e drejtësisë dhe ka ngritur shqetësime serioze mbi nivelin e sigurisë në institucionet shtetërore. Vrasja e gjyqtarit në mes të sallës së gjyqit përbën një precedent të rrezikshëm për shtetin dhe rendin ligjor në Shqipëri. Ceremonia e homazheve do të nisë në orën 09:00 dhe do të zgjasë deri në orën 11:00. Gjatë kësaj kohe, përfaqësues të lartë të shtetit, kolegë nga sistemi gjyqësor, familjarë dhe miq do t’i japin lamtumirën e...