Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Zogaj: E ktheu dosjen në Shkodër, nuk dha vendim kundër Shkambit
Analisti politik Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH, ka hedhur dritë mbi rrethanat e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, duke e cilësuar atë si një vrasje të paralajmëruar që zbulon plagët e thella të sistemit të drejtësisë. Zogaj shprehet se gjyqtari Kalaja ishte viktimë fatale, pasi në thelb ai nuk dha një vendim përfundimtar kundër pretenduesve të familjes Shkambi, por thjesht e ktheu dosjen në Gjykatën e Shkodrës për rigjykim. “Gjyqtari nuk ka dhënë vendim përfundimtar për çështjen, por ka dhënë vendim për ta kthyer në Shkodër për shqyrtim, ndaj vrasja e tij është fatale. Po ta dëgjonin me vëmendje vendimin, nuk kemi të bëjmë me vendim përfundimtar për çështjen, por kthim të dosjes për shqyrtim,” theksoi Zogaj. Analisti iu kundërvu histerisë publike...