Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Ikni plaka, se 2 metra vend ju pret!”, Traboini: Si na kërcënoi me kallashnikov Pal Shkambi
Nga Jozefina Traboini Unë nuk e njoh Gjon Shkambin as Gjovalin Shkambin, unë njoh Pal Shkambin. Nana jeme e ndjerë asht e bija e Ndrek Tom Kurbinit. Ndrek Tom Kurbini ishte tregtar, dhe pronar i një pjese toke prej 30 dylymesh, tokë që besoj e njeh mirë Shkodrën, prej te Ish-Metalikja e deri tek ish-Nesheneja — ka kenë pronë e gjyshit tem, 30 dylym tokë, e din tanë Shkodra, tanë Qeveria, tanë Bashkia, tanë njerzia. Unë jam juriste dhe pronave të nanës teme i kam ra mbrapa tash 30 vjet. Janë të njohuna me vendim të Kthimit të Pronave; Shoqata e pronarëve e di mirë këtë pronë. Kjo pronë ka çertifikatë pronësie dhe asht e regjistrueme qysh në 1930, dalë këto nga Arkiva e Shtetit...