Telashe për Napoli, trajneri Conte humbet për një muaj titullarin e mesfushës

Telashe për Napoli, trajneri Conte humbet për një muaj titullarin e mesfushës

8 Tetor 2025 8:12 Telesport Një goditje e fortë për Napoli dhe Antonio Conte. Mesfushori Stanislav Lobotka është larguar nga kampi stërvitor i kombëtares sllovake dhe është rikthyer në Itali. Ai iu nënshtrua një serie testesh pas dëmtimit që pësoi të dielën kundër Genoa. “Stanislav Lobotka, i lënduar në ndeshjen e së dielës dhe i detyruar të zëvendësohej, iu nënshtrua testeve. Ato konfirmuan një dëmtim muskulor të një shkalle të tillë që e detyrojnë të mos luajë në kombëtare”, tha Federata Sllovake e Futbollit. Lobotka ndodhet në Napoli për teste të mëtejshme mjekësore, për një tërheqje muskulore që ka të ngjarë ta mbajë jashtë fushave për një muaj. Nëse ndodh kjo, ai do të humbasë ndeshjet e Serie A kundër Torino, Inter, Lecce, Como dhe...