Putin: Kemi marrë në kontroll rreth 5000 kilometra katrorë tokë në Ukrainë

Putin: Kemi marrë në kontroll rreth 5000 kilometra katrorë tokë në Ukrainë

Që prej fillimit të këtij viti, forcat ruse kanë marrë nën kontroll rreth 5.000 kilometra katrorë territor në Ukrainë, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin gjatë një takimi me zyrtarë të lartë ushtarakë. Lideri i Kremlinit theksoi se Moska vazhdon të mbajë iniciativën strategjike në fushëbetejë. Duke komentuar goditjet ukrainase në territorin rus, Putin tha se Kievi po përpiqet të sulmojë objektiva jo-ushtarake në thellësi të Rusisë, por sipas tij, këto përpjekje nuk do të ndryshojnë ekuilibrat e përgjithshëm të luftës. Ndërkohë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë se po përdor cisternat e naftës për mbledhje informacioni dhe për kryerjen e operacioneve sabotuese. Në një postim në aplikacionin Telegram, pas një informimi që mori nga kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Ukrainës, Zelensky...