Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
I kishte premtuar Edi Ramës se do ta vizitonte Shqipërinë, kryebashkiaku i New York-ut: Një vend i mrekullueshëm me njerëz miqësorë
Kryebashkiaku i New York-ut Eric Adams gjatë një vizite zyrtare në Shqipëri, ka vlerësuar zhvillimin e turizmit dhe sigurinë në vend, duke e quajtur Shqipërinë “një vend të mrekullueshëm me njerëz miqësorë. “Disa vite më parë, djali im erdhi të performonte këtu dhe më tha se ishte një vend shumë i bukur. Gjatë kohës që kam qenë në detyrë, kam qenë gjithashtu në kontakt me Kryeministrin dhe i kisha premtuar se do të vija për të parë zhvillimin e turizmit dhe për të diskutuar çështje që lidhen me sigurinë publike dhe tema të tjera të ngjashme. Kjo ndodhi rreth një vit më parë, por atëherë nuk ishte koha e duhur. Sot shoh se turizmi ka ecur përpara, por ne dëshirojmë ta përmirësojmë edhe më tej...