‘Forza Italia është krahu i vërtetë’/ Doda: Shqiptarët në Itali duhet t’ja japin votën atyre që kanë qenë gjithmonë pranë nesh

‘Forza Italia është krahu i vërtetë’/ Doda: Shqiptarët në Itali duhet t’ja japin votën atyre që kanë qenë gjithmonë pranë nesh

Deputetja italiane e Forza Italia, Erica Mazzetti, dhe kryetari i Partisë Demokratike në Romë, Bardhok Doda, ishin të ftuar në një intervistë për Syri TV, ku folën për angazhimin e tyre politik dhe rolin e komunitetit shqiptar në Itali. Gjatë fjalës së saj, Mazzetti theksoi kandidaturën për zgjedhjet rajonale në Toskanë, duke nënvizuar se prioritet i saj mbetet përfaqësimi i komunitetit të gjerë, përfshirë edhe shqiptarët. Ndërsa Doda apeloi që bashkatdhetarët të mbështesin gjithmonë ata që kanë qëndruar pranë tyre. “Shqiptarët e kuptojnë shumë mirë se votën duhet t’ja japin gjithmonë atij që ka ndenjur afër nesh. Na kanë ndihmuar në të gjithë historinë, që prej vitit 1997 kur Silvio Berluskoni mori qindra shqiptarë me autobusë dhe për tre vite rresht i mbajti, i sistemoi...