Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Faza 0”, Rusia drejt një lufte të mundshme me NATO
Rusia duket se po përshpejton ritmin për të arritur në të ashtuquajturën “Faza 0”, atë të përgatitjes për një luftë të mundshme me Aleancën e NATO-s. Instituti për Studimin e Luftës me bazë në Uashington ka publikuar një studim të ri që sugjeron se Rusia po përgatitet për një luftë të mundshme me perëndimin. Rusia është përfshirë në sulme të shumta të hapura dhe të fshehta kundër vendeve të NATO-s vitet e fundit, duke përfshirë sabotim, bllokim të GPS-it dhe zjarrvënie. “Që nga vjeshta e vitit 2025, Rusia i ka rritur ndjeshëm këto sulme – veçanërisht përmes sulmeve me dronë kundër hapësirës ajrore të NATO-s”, thekson raporti. Më tej shtohet se “Ky model sugjeron që Rusia ka hyrë në fazën e parë të përgatitjeve psikologjike...