Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Pano Ruçi fiton “betejën” për të birin që u shua në tragjedinë e përplasjes së trenave, pranohen kërkesat nga shteti grek
Prokurori i Apelit të Larisës ka pranuar kërkesat për zhvarrim dhe analiza laboratorike të viktimave të aksidentit tragjik në Tempi, pas padive të paraqitura nga Pano Ruci, babai i një prej viktimave, Dennis Rucit. Pas 23 ditësh grevë urie, Pano Ruci vendosi ta ndalojë atë pasi janë pranuar të gjitha kërkesat e tij. Ruci kërkoi që të kryhej zhvarrosja e trupit të djalit të tij, Denis, si dhe të bëheshin analiza të specializuara toksikologjike dhe biokimike. Ai gjithashtu kërkoi që procesi i këtyre testeve të jetë plotësisht transparent. Në praninë e bashkëshortes së tij, avokatja e tij, bëri të ditur se greva e urisë ndalet pasi janë plotësuar kërkesat. Ruci, i emocionuar, falënderoi të gjithë ata që e mbështetën gjatë 23 ditëve të grevës: “Njerëzit...