Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vrasja e gjyqtarit/ Reagon organizata e rëndësishme ndërkombëtare: Garantoni sigurinë e njerëzve të ligjit
Komisioni Ndërkombëtar i Juristëve, një nga organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare për gjyqtarët dhe avokatët në mbarë botën, reagoi pas vrasjes së gjyqtarit shqiptar Astrit Kalaja. Në deklaratën e organizatës së njohur bëhet thirrje për të garantuar sigurinë e njerëzve të ligjit. Kujtojmë se kjo organizatë është themeluar që në vitet ’50 me një financim edhe nga CIA amerikane për t’iu kundërvënë ndikimit të organizatave të majta të juristëve. Më poshtë deklarata e tyre. Komisioni Ndërkombëtar i Juristëve (ICJ) dënon vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje nga një person i vetëm ndërsa kryesonte një seancë në Gjykatën e Apelit të Tiranës më 6 tetor 2025. ICJ u bën thirrje autoriteteve shqiptare të zhvillojnë një hetim të menjëhershëm, të plotë dhe...