Pagoi 47 herë Facebook-un/ Idrizi del me borxhe nga 11 maji, shpenzoi 14 mijë euro për reklama në rrjetet sociale

Pagoi 47 herë Facebook-un/ Idrizi del me borxhe nga 11 maji, shpenzoi 14 mijë euro për reklama në rrjetet sociale

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet është e para që dorëzon raportin financiar në KQZ për zgjedhjet e 11 majit. Shpëtim Idrizi deklaron se ka dalë me borxhe nga fushatë, teksa rezulton se ka paguar 47 fatura për reklama në Facebook. Sipas raportit e siguruar ekskluzivisht nga Report TV, del se askush nuk e ka sponsorizuar PDIU-në në këtë fushatë. 3 nëntori është afati i fundit për çdo parti, për të dhënë llogari në KQZ për çdo qindarkë që kanë shpenzuar për fushatën e 11 majit. Bashkë me raportin, partitë duhet të dorëzojnë fatura për çdo shpenzim që kanë bërë si dhe prova për çdo dhurim financiar që kanë pranuar nga kompanitë apo individët. Partia e parë që e ka përmbushur këtë detyrim, është PDIU-ja e Shpëtim Idrizit....