Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Komuna e Prishtinës nis rrënimin e mbindërtimit në banesën e Julianës Nura
Një muaj pas raportimeve për ndërhyrje pa leje në një kompleks banesor në lagjen Lakrishte të Prishtinës, Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë veprimet e para konkrete: ka nisur rrënimin e punimeve të dyshuara pa leje në banesën që i përket Juliana Nurës, finalistes së parë të “Big Brother VIP Kosova”. Në fillim të shtatorit, disa banorë të kompleksit kishin ngritur shqetësime për punime të pazakonshme në katin e sipërm të ndërtesës. Ata pretendonin se po kryheshin shtesa ndërtimore pa leje dhe se mungonin kushtet e sigurisë, duke rrezikuar banorët e tjerë. Pas reagimeve, Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci, konfirmoi për media se gjatë kontrollit në terren ishin gjetur punëtorë aktivë dhe se ishte konstatuar “tentativë për mbindërtim”. Pronarit të objektit iu...