Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Nga skuadra B te ajo A, Kërnaja merr Partizanin
Shkarkimi i Mladen Milinkoviç nga Partizani i ka nxitur drejtuesit e kuq të operojnë me shpejtësi në mënyrë që skuadra të mos humbë asgjë nga përgatitjet. Klubi njoftoi se Otijon Kërnaja deri tani trajner i ekipit Partizani B, ka marrë drejtimin e skuadrës A. Njoftimi i Partizanit: “Ekipi ka rinisur përgatitjet stërvitore në stadiumin “Arena e Demave”. Nga sot, drejtimin e ekipit e ka marrë trajneri Oltijon Kërnaja. Grupi nuk është i plotë, pasi prezent nuk janë lojtarët e impenjuar me ekipet tona përfaqësuese. Sfida e radhës për të kuqtë do të jetë transferta e Vlorës ndaj Flamurtarit!”, shkruhej në njoftimin e Partizanit për emërimin e Kërnajës. Vazhdo leximin