Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Shteti ka rënë”, Gjoni pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja: Gjyqtarët në ankth të jashtëzakonshëm
Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në ambientet e Gjykatës së Apelit, deputeti demokrat Gjin Gjoni e cilësoi këtë akt si një goditje të rëndë ndaj themeleve të shtetit. I ftuar në një emision televiziv, ai theksoi se ngjarja është e pazakontë dhe se raste të tilla nuk janë parë as në vendet e njohura për kriminalitet, si Meksika dhe Kolumbia. “Shteti ka rënë, sepse është goditur themeli i tij – shteti ligjor, gjyqësori dhe drejtësia. Prandaj kjo ngjarje ka marrë përmasa përtej Shqipërisë, duke u reflektuar në mediat ndërkombëtare,” u shpreh Gjoni.Ai theksoi se gjyqtarët sot janë në një ankth të jashtëzakonshëm dhe se reagimet negative në rrjete sociale nuk lidhen me personin e gjyqtarit, por me reformën në drejtësi. Deputeti solli në vëmendje...