Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
LIVE/ Zbardhet dinamika e ekzekutimit të gjyqtarit Astrit Kalaja, autori i thirri vetë policët, xhaxhai kërcënon gjyqtarët: Plumba kush dënon nipin!
Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja u qëllua me katër plumba mesditën e të hënës në ambientet e gjykatës, ku tre prej tyre rezultuan fatalë duke i marrë jetën. Autori ishte 30 vjeçari Elvis Shkambi, i cili ndodhej në Gjykatë si palë në proces lidhur me një konflikt pronësie në qytetin e Shkodrës. Një ditë pas tragjedisë, ku të plagosur mbetën edhe dy persona të tjerë, në shumicën e gjykatave të vendit gjyqet janë pezulluar për gjithë javën. Ceremonia mortore për t’i dhënë lamtumirën e fundit gjyqtarit do të mbahet nesër në Pallatin e Kongreseve. Top Channel ka siguruar ekskluzivisht dëshminë e xhaxhait të autorit, i cili thotë se “i ulet në gjunjë familjes së gjyqtarit, por kush dënon nipin tim, do përballet me plumba”. Po...