Burimi: 
								Sportekspres.com
								
							
                                    Foto © Sportekspres.com                                
                            LAJM I FUNDIT/ Shqipëria fton papritur Nazmi Gripshin, lojtari i bashkohet për herë të parë Kombëtares
                            Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të ndeshjeve ndaj Serbisë dhe Jordanisë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në seancën e sotme lojtarët ishin në dispozicion të trajnerit Silvinjo dhe morën ngarkesën e plotë, ndërsa Enea Mihaj u bashkua sot me ekipin dhe u stërvit i veçuar. Stërvitja e sotme nisi me punën në palestër e më pas trajneri Silvinjo së bashku me ekipin provuan disa situata të ndryshme loje dhe ana taktike. Sakaq, trajneri Silvinjo ka vendosur të ftojë për këto dy ndeshje edhe mesfushorin Nazmi Gripshi, i cili vjen si zëvendësim për Adrion Pajazitin e dëmtuar. Gripshi do të bashkohet me ekipin gjatë ditës së mërkurë dhe do të...