Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Brunilda Mersini lë mandatin e deputetit/ Pas Tiranës, PS i beson për herë të parë garën për Bashkinë e Vlorës një zonje
Për herë të parë, garën për bashkinë e Vlorës, Partia Socialiste ia ka besuar një zonje. Në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, Brunilda Mersini do të jetë kandidatja e PS në Vlorë, duke lënë kështu mandatin e deputetes që e fitoi në 11 Maj. Vendin e saj në Kuvend pritet ta marrë Briseida Cakerri, e cila renditej pas Mersinit në 11 maj. Që nga 1912, në Vlore ka pasur 24 kryetarë bashkie, të gjithë burra, e kjo është hera e parë që i besohet gara për drejtimin e këtij qyteti një zonje.