Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
E duan Barcelona, Real dhe Liverpool. Bayern bën “goditjen” e parë për sezonin e ardhshëm
7 Tetor 2025 18:34 Telesport E ardhmja e Dayot Upamecano ka marrë një kthesë të re së fundmi. Mbrojtësit francez i skadon kontrata me Bayern në fund të këtij viti dhe ai “kërcënon” me largim falas, duke qenë se palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin. Ditën e sotme, gazetari i “Bild”, Christian Falk, raporton se ka një zhvillim të ri në bisedimet e fundit mes Upamecano dhe Bayern. Mes palëve është arritur një marrëveshje në parim dhe shumë shpejt pritet të vijë rinovimi. Kushti i vendosur nga Upamecano ka qenë se ai donte të njëjtën rrogë dhe bonuse me të cilin rinovoi vjet Alphonso Davies, dhe mesa duket kjo gjë është pranuar nga drejtuesit e klubit bavarez. Për Upamecano ka patur një...