Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Si u “paralajmërua” ngjarja në sallën e gjyqit, KLGJ publikon letërkëmbimet me Policinë dhe MB në 2023
Vrasja në sallën e gjyqit të magjistratit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit në Tiranë ka tronditur opinionin publik. Ndërsa ishte në krye të detyrës duke shpallur vendimin për një çështje, ai u qëllua brenda sallës me 4 plumba nga 30-vjeçari Elvis Shkambi, pala që humbi procesin. Por ndërsa policia dhe Ministria e Brendshme deklaroi se nuk është detyra e tyre sigurimi me oficerë policie i gjykatave dhe se ruhen nga siguria private, Kolegji i Lartë Gjyqësor ka publikuar letërkëmbimet mes Policisë dhe Ministrisë së Brendshme në vitin 2023, ku kërkonte shtim të punonjësve të policisë për sigurinë edhe brenda sallave, duke theksuar se u kërcënohet jeta magjistratëve. Policia në kthim përgjigje, i deklaron KLGJ se nuk kanë mundësi për të shtuar numër efektivesh për...