Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë profesori i njohur (Emri+Foto)
Një ditë e trishtë është kjo e kësaj të marte për arsimin në Mat, Kurbin dhe në të gjithë Shqipërinë. Miq, familjarë, kolegë dhe nxënës i dhanë sot lamtumirën e fundit profesorit Xhelal Toçi, njeriut që për dekada të tëra i fali shpirtin shkollës dhe nxënësve të saj. I lindur në Barbullej të Matit, profesor Xhelali u rrit me frymën e dijes dhe përkushtimit. Pas përfundimit me rezultate të shkëlqyera të shkollës së mesme në Gjuhët e Huaja në Tiranë (1972–1976), ai ndoqi studimet universitare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, dega Anglisht, ku u diplomua në vitin 1980. Pa u ndalur, pa kërkuar ndonjë rrugë më të lehtë, ai u kthye në vendlindje për të dhënë mësim, fillimisht si mësues anglishteje dhe më pas...