Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
DETAJE/ U qëllua me kallashnikov, kandidati i BDI mori tre plumba, autori i maskuar
Maqedoni e Veriut – Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim, BDI, për zgjedhjet lokale të 19 tetorit është qëlluar me armë zjarri kallashnikov pasditen e sotme në Kumanovë. I plagosuri është identifikuar si Zekirja Shahini, 43 vjeç, nga fshati Sllupçan i komunës së Likovës dhe është dërguar për trajtim në spitalin e Kumanovës. Përmes një njoftimi zyrtar, BDI bën me dije se persona të maskuar kanë zënë në pritë kandidatin dhe bartësin e listës së këshilltarëve të kësaj force politike në Likovë. Sipas asaj që mediat vendase raportojnë mësohet se Shahini mori tre plagë në këmbë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, dëshmitarët kanë treguar para grupit hetimor se personi i cili e qëlloi 43-vjeçarin mbante maskë dhe u largua me shpejtësi nga vendi i...