Vrasja e Astrit Kalasë/ Gjyqtarët e Shqipërisë në mbledhje urgjente: Moment reflektimi, drejtësia do të vazhdojë

Vrasja e Astrit Kalasë/ Gjyqtarët e Shqipërisë në mbledhje urgjente: Moment reflektimi, drejtësia do të vazhdojë

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Pas vrasjes së gjykatësit Astrit Kalaja, Gjykata e Lartë ka thirrur një mbledhje urgjente me të gjithë gjyqtarët e Shqipërisë. Gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë do të mbajnë një mbledhje të veçantë, e cila do të zhvillohet ditën e enjte, më datë 9 tetor 2025, ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Gjykata e Lartë njofton se mbledhja do të shërbejë si reflektim dhe do të shprehë qartë se aktet e dhunës, kërcënimit, e presionit nuk do të ndalojnë gjyqtarin të kryejë detyrën. Reagimi i Gjykatës së Lartë: Ngjarja e rëndë dhe e dhimbshme e ndodhur së fundmi, që tronditi thellë sistemin gjyqësor dhe opinionin publik, ka nxjerrë në pah gjendjen e brishtë të sigurisë, por edhe rëndësinë e respektit që duhet...