Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve shpreh ngushëllimet për vrasjen e Astrit Kalasë: Si mund t’ju ndihmojmë?
Astrit Kalaja TIRANË-Shoqata Europiane e Gjyqtarëve ka reaguar, lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme, më 6 tetor, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja pas një seance gjyqësore. Letra e Shoqtaës Evropiane të Gjyqtarëve: Të dashur kolegë, Sipas lajmeve, mësuam se një gjyqtar shqiptar është vrarë gjatë ushtrimit të detyrës së tij të hënën. Në emër të Bordit të EAJ, dëshiroj të shpreh ngushëllimet dhe tronditjen tonë për këtë ngjarje tragjike ndaj shoqatës shqiptare. Njëkohësisht, do të donim të dinim nga ju më shumë për atë që ka ndodhur dhe nëse EAJ mund të ofrojë ndonjë ndihmë. Faleminderit për vëmendjen tuaj. Me respekt, Mikael Sjoberg President i Shoqatës Evropiane të Gjyqtarëve.