Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
‘SPAK të nisë hetimet’/ Bardhi: Rama dhe Koçiu gënjyen publikisht për rolin e policisë në gjykata
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, duke akuzuar drejtpërdrejt Kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Brendshme Albana Koçiu se kanë “gënjyer publikisht” opinionin për përgjegjësinë e Policisë së Shtetit në ruajtjen e sigurisë së gjykatave. Në një status të gjatë në rrjetet sociale, Bardhi i cilëson deklaratat e dy zyrtarëve më të lartë të qeverisë si “dizinformim kriminal”, që synon të fshehë dështimin institucional të policisë për të garantuar rendin dhe sigurinë në ambientet gjyqësore. Sipas Bardhit, ndryshe nga sa deklaruan Rama dhe Koçiu, Policia e Shtetit ka përgjegjësi ligjore të qartë për sigurinë e gjykatave, të përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 333, datë 28.4.2010 dhe...