BIRN: Në pritje të gjykatës, banorët kërkojnë pezullimin e punimeve për HEC-in në Klos

BIRN: Në pritje të gjykatës, banorët kërkojnë pezullimin e punimeve për HEC-in në Klos

Një tjetër përplasje është shënuar të hënën mes banorëve të fshatit Kurdari, në njësinë administrative Suç të Klosit, dhe përfaqësuesve të kompanisë që synon ndërtimin e hidrocentralit “Doma” në lumin e Lusës. Përplasja nisi pasi punonjësit e kompanisë tentuan të futeshin në zonën ku parashikohet ndërtimi i HEC-it, ndërsa banorët i ndaluan. Në vendngjarje ndërhynë forcat e policisë, të cilat kërkuan lirimin e rrugës dhe lejimin e mjeteve të kompanisë. Banorët kundërshtuan, duke i kërkuar policisë të respektonte procesin gjyqësor në zhvillim që lidhet me ndërtimin e hidrocentralit. Ata kërkuan që të ndalonte çdo veprim në terren deri në momentin që gjykata të shprehet për sigurimin e padisë. Pas rezistencës së banorëve, policia tentoi të shoqëronte një prej tyre, por bashkëfshatarët u përpoqën ta ndalonin...