Pas Dumanit, kush do ta drejtojë SPAK-un? Ja kandidatët e parë që hynë në garë

Pas Dumanit, kush do ta drejtojë SPAK-un? Ja kandidatët e parë që hynë në garë

Kur ka mbetur vetëm një ditë nga afati i vendosur nga KLP për dorëzimin e platformës për prokurorët që synojnë drejtimin e SPAK, deri më tani e kanë dorëzuar kandidaturën Klodian Braho e Elvin Gokaj. Garës pritet ti bashkohen edhe Adnand Xholi e Doloreza Musabelli, por edhe prokurori Sotir Kllapi. Afati për dorëzimin e kandidaturave përfundon më datë 8 tetor. Mandati 3-vjeçar i Dumanit mbyllet më 19 dhjetor dhe pasuesi i tij do të zgjidhet me shumicë votash nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.