Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
PS mbledh kryesinë, zyrtarizohen kandidatët për gjashtë bashkitë
Kryesia e Partisë Socialiste do të finalizojë pasditen e kësaj të marte listën e plotë te kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit. Në selinë e PS në orën 18:00 do të mblidhen strukturat të cilat do të konfirmojnë garuesit e bashkive të Vlorës, Beratit, Tepelenës, Matit dhe Cërrikut pasi Tirana tashmë është konfirmuar me Ogerta Manastirliun. Burime për vizion plus bëjnë me dije se në Berat do të kandidojë Ervin Ceca, kryetari i komanduar i cili ka drejtuar bashkinë që pas dorëheqjes së Ervin Demos. Edhe Cërriku e ka një emër. Socialistët do të garojnë me Florenc Dokën edhe ky kryetar i komanduar pas emërimit së Andis Salës si ministër Bujqësie. Kryesia e PS në Mat gjithashtu propozoi...