Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Mashtruan Rama me Koçiun”/ Reagimi i KLGJ për sigurinë në gjykata, Bardhi: SPAK të hetojë rolin e ministrave të Brendshëm që nga viti 2023
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të shkresave të KLGJ për çështjen e sigurisë nëpër gjykata. Bardhi i bën thirrje SPAK që ‘të hetojnë rolin dhe përgjegjësitë e papërmbushura të ministrave të Brendshëm dhe drejtorëve të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nga viti 2023 e në vijim’. Reagimi i Gazment Bardhit: Dje pas ngjarjes së rëndë dhe tronditëse të vrasjes së një gjyqtari në sallën e gjyqit dhe në krye të detyrës, fillimisht Kryeministri dhe më pas Ministrja e Brendshme, gënjyen publikisht opinionin publik, duke fshehur rolin e Policisë së Shtetit në sigurinë e gjykatave. Kryeministri foli për roje private, ndërsa Ministrja e Brendshme për të manipunuar opinionin e gjërë publik që shtronte me të drejtë pyetjen “se...