Gjykata e Lartë thërret mbledhje urgjente pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja: “Asnjë akt dhune nuk do ta përkulë drejtësinë”

Gjykata e Lartë thërret mbledhje urgjente pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja: “Asnjë akt dhune nuk do ta përkulë drejtësinë”

Në një reagim zyrtar pas ngjarjes së rëndë që tronditi sistemin gjyqësor dhe opinionin publik shqiptar, Gjykata e Lartë ka njoftuar thirrjen e një mbledhjeje të jashtëzakonshme kombëtare të gjithë gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, si shenjë bashkimi dhe force morale përballë dhunës dhe kërcënimeve ndaj drejtësisë. Sipas njoftimit, mbledhja do të mbahet të enjten, më 9 tetor 2025, në orën 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe është autorizuar nga Kryetari i Gjykatës së Lartë pas dakordësisë së të gjithë gjyqtarëve dhe zëvendëskryetarëve të gjykatave në vend. “Ngjarja e dhimbshme ka nxjerrë në pah jo vetëm gjendjen e brishtë të sigurisë, por edhe rëndësinë e respektit që duhet të shoqërojë ushtrimin e funksionit gjyqësor”, thuhet në deklaratën e Gjykatës së Lartë. Ky...