Vrasja e Astrit Kalasë/Gjykata e Lartë thërret në mbledhje urgjente të gjithë gjyqtarët e Shqipërisë  

Vrasja e Astrit Kalasë/Gjykata e Lartë thërret në mbledhje urgjente të gjithë gjyqtarët e Shqipërisë  

Pas vrasjes së gjykatësit Astrit Kalaja, Gjykata e Lartë ka thirrur një mbledhje urgjente me të gjithë gjyqtarët e Shqipërisë.  Gjyqtarët, në këtë takim janë thirrur nga kryetari i Gjykatës së Lartë për një mbledhje urgjente të enjten në orën 10:00.  Mbledhja do të mbahet në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.  Njoftimi i Gjykatës së Lartë:  Ngjarja e rëndë dhe e dhimbshme e ndodhur së fundmi, që tronditi thellë sistemin gjyqësor dhe opinionin publik, ka nxjerrë në pah gjendjen e brishtë të sigurisë, por edhe rëndësinë e respektit që duhet të shoqërojë ushtrimin e funksionit gjyqësor.  Pas dakordësisë së shprehur nga të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe pas takimit të zhvilluar me zëvendëskryetarët e të gjitha gjykatave të vendit, është autorizuar Kryetari i Gjykatës...