Siguria në gjykata pas reagimit të KLGJ, Bardhi: SPAK të hetojë rolin e ministrave të Brendshëm që nga viti 2023 

Siguria në gjykata pas reagimit të KLGJ, Bardhi: SPAK të hetojë rolin e ministrave të Brendshëm që nga viti 2023 

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të shkresave të KLGJ për çështjen e sigurisë nëpër gjykata.  Bardhi i bën thirrje SPAK që ‘të hetojnë rolin dhe përgjegjësitë e papërmbushura të ministrave të Brendshëm dhe drejtorëve të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nga viti 2023 e në vijim’.  Reagimi i Gazment Bardhit:   Dje pas ngjarjes së rëndë dhe tronditëse të vrasjes së një gjyqtari në sallën e gjyqit dhe në krye të detyrës, fillimisht Kryeministri dhe më pas Ministrja e Brendshme, gënjyen publikisht opinionin publik, duke fshehur rolin e Policisë së Shtetit në sigurinë e gjykatave.  Kryeministri foli për roje private, ndërsa Ministrja e Brendshme për të manipunuar opinionin e gjërë publik që shtronte me të drejtë pyetjen “se si një person i armatosur ka arritur të futet në...