Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, Dhoma e Avokatisë shpall bojkot kombëtar më 9 dhe 10 Tetor

Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, Dhoma e Avokatisë shpall bojkot kombëtar më 9 dhe 10 Tetor

Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar me shqetësim të thellë pas ngjarjes tronditëse të ndodhur një ditë më parë në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja gjatë ushtrimit të detyrës. Në një deklaratë zyrtare, Komiteti e cilëson këtë ngjarje si “më të rëndën dhe të paprecedentë që ka ndodhur ndonjëherë në sistemin e drejtësisë në vend”. Si reagim ndaj kësaj ngjarjeje tragjike dhe për të ngritur zërin për sigurinë e aktorëve të drejtësisë, Dhoma e Avokatisë ka vendosur bojkot kombëtar të të gjitha proceseve gjyqësore dhe hetimore, përfshirë ato penale, civile dhe administrative, në datat 9 dhe 10 Tetor 2025. Ky bojkot, siç thuhet në vendimin e miratuar njëzëri nga Komiteti Drejtues, është një...