PS propozon heqjen e KZAZ-ve: Kutitë të numërohen në qendrat e votimit

PS propozon heqjen e KZAZ-ve: Kutitë të numërohen në qendrat e votimit

Partia Socialiste ka propozuar rikthimin e numërimit të votave në vetë qendrat e votimit, një praktikë që përdorej deri në vitin 2005. Propozimi u bë publik gjatë mbledhjes së Komisionit për Çështjet Ligjore këtë martë, ku drejtuesi i tij, Ulsi Manja, theksoi se nuk ekzistojnë më arsyet që e detyruan zhvendosjen e numërimit në KZAZ. “Duhet të adresohet shpejt procesi i numërimit të votave. Nëse do t’i kthehemi numërimit në qendrat e votimit, është krejtësisht e mundur që edhe rezultati në Shqipëri të dalë në një kohë rekord, jo më shumë se 2 orë pas mbylljes së votimit,” u shpreh Manja. Sipas tij, arsyet e dikurshme garantimi i procesit dhe shmangia e konflikteve tashmë nuk qëndrojnë. Me ndihmën e teknologjisë procesi mund të përmbyllet më...