“SPAK të nisë hetimet”/ Bardhi: Rama dhe Koçiun gënjyen publikisht për sigurinë në gjykata

“SPAK të nisë hetimet”/ Bardhi: Rama dhe Koçiun gënjyen publikisht për sigurinë në gjykata

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, theksoi se kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, kanë gënjyer publikisht lidhur me sigurinë në ambientet e gjykatave nga ana e Policisë së Shtetit. Sipas tij, ky akt nga Rama dhe Koçiu është një akt i lartë papërgjegjshmërie ndaj sigurisë në gjykata. Duke ju referuar masakrës në Apel, Bardhi i bëri thirrje SPAK, që të nisë hetimet ndaj personave që nuk kanë treguar përgjegjësi për këtë rast. Bardhi: Dje pas ngjarjes së rëndë dhe tronditëse të vrasjes së një gjyqtari në sallën e gjyqit dhe në krye të detyrës, fillimisht Kryeministri dhe më pas Ministrja e Brendshme, gënjyen publikisht opinionin publik, duke fshehur rolin e Policisë së Shtetit në sigurinë e gjykatave. Kryeministri foli...