Nuk ka më unazë në dorën e majtë: Nicole Kidman përshëndet Parisin pas ndarjes nga Keith Urban

Nuk ka më unazë në dorën e majtë: Nicole Kidman përshëndet Parisin pas ndarjes nga Keith Urban

Nicole Kidman ka konfirmuar përfundimisht ndarjen nga këngëtari Keith Urban, pas një martese që zgjati plot 19 vite. Aktorja 58-vjeçare u shfaq në Paris të hënën mbrëma, pa unazën e martesës dhe me një qëndrim të vendosur, teksa mori pjesë në sfilatën e Chanel gjatë Javës së Modës. E veshur me një këmishë të gjerë dhe xhinse, ajo dukej qartazi e çliruar, duke pozuar dhe duke i dërguar një puthje audiencës. Kidman ishte e shoqëruar nga dy vajzat e saj, Sunday Rose (17) dhe Faith Margaret (14), si dhe mbesa e saj, gazetarja Lucia Hawley. Vetëm një ditë pas ndarjes, vajza e saj Sunday u rikthye në pasarelë, duke sfiluar për Christian Dior dhe duke ndarë momente nga performanca në rrjetet sociale. Nicole ka kërkuar...