Flet vrasësi i gjyqtarit: Më kishte ardhur në majë të hundës, mu mbush mendja për ta vrarë kur dha vendimin kundër nesh

Flet vrasësi i gjyqtarit: Më kishte ardhur në majë të hundës, mu mbush mendja për ta vrarë kur dha vendimin kundër nesh

Report TV ka zbardhur dëshminë e autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Elvis Shkambi mësohet se ka deklaruar se i kishte ardhur në majë të hundës me gjyqet. Ai pretendon se nuk e kishte menduar më parë vrasjen, por kur gjyqtari dha vendimin në favor të palës tjetër, iu mbush mendja për ta vrarë. “Më kishte ardhur në majë të hundës me gjyqet. Dëgjova që mori vendimin në favor të palës tjetër. Unë nuk e kam menduar përpara vrasjen, por aty mu mbush mendja për ta vrarë kur dha vendim kundër nesh”, ka dëshmuar ai. Elvis Shkambi, në momentin që gjyqtari Kalaja ka shpallur vendimin, ka nxjerrë pistoletën nga brezi dhe ka qëlluar disa herë drejt gjyqtarit. Më pas, ai ka drejtuar armën edhe...