Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Përplasja Osmani-Vuçiç/ Tirana i përgjigjet Serbisë: Pajtimi nuk arrihet me retorikë
Pretendimet për spastrim etnik të serbëve në Kosovë, të artikuluara nga Ministria e Jashtme serbe, janë hedhur poshtë nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë. Sipas këtij dikasteri këto janë përpjekje për të shtrembëruar historinë dhe për të hedhur hije mbi të ardhmen e rajonit. Tirana zyrtare thekson se paqja dhe pajtimi në rajon nuk ndërtohen me retorikë, por me përgjegjësi dhe respekt për të vërtetën historike. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë e gjen me vend t’i kujtojë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë disa të vërteta historike, që lidhen me shkaktarët e vërtetë të ngjarjeve tragjike të vitit 1999, ngjarje që sollën vrasje, spastrime etnike dhe dëbimin me forcë të rreth një milion shqiptarëve të Kosovës nga shtëpitë...