Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Nuk del i gjallë kush dënon nipin”/ Pas deklaratave kërcënuese, policia reagon për arrestimin e xhaxhait të Shkambit
Policia e Shkodrës ka bërë një reagim zyrtar lidhur me arrestimin e xhaxhait të autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Gjovalin Shkambi u arrestua sot, pasi deklaroi në media se ai gjyqtar që do të dënojë nipin e tij, Elvis Shkambi do të ketë fatin e Astrit Kalasë. “Ata që do të dënojnë atë do të përballen me të njëjtën gjë. Ata që do të dënojnë nipin do të përballen me plumba, sepse ka 13 vjet që i shkruajmë kryeministrit dhe gjithë qeverisë na i jepni pronën se e kemi blerë. Ai gjyqtari që do dënoj atë ka të njëjtën shpërblim, provat i dhamë”, tha Gjovalin Shkambi. I pyetur nëse janë të penduar për krimin, ai tha: “Familjes së të ndjerit gjyqtar i kërkoj...