“Pasqyrë e një shteti që ka humbur përgjegjësinë”/ Ekzekutimi i gjyqtarit, reagon anëtari i PD: Kush do të na mbrojë ?

“Pasqyrë e një shteti që ka humbur përgjegjësinë”/ Ekzekutimi i gjyqtarit, reagon anëtari i PD: Kush do të na mbrojë ?

Anëtari i Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, ka reaguar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja ditën e djeshme. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Muçollari shkruan se kur dhuna ndodh aty ku duhet të mbretërojë ligji, është shenjë se shteti nuk mbron dot as veten. Më tej, demokrati thotë se në vend që të mbahen përgjegjësitë dhe të reflektohet, ka vetëm justifikime dhe propagandë. Muçollari thotë se gjuha e përdorur nga Rama ndaj drejtësisë ushqen armiqësitë që shpërthejnë në dhunë. Grigels Muçollari: “Kush do të na mbrojë vallë? Ka raste kur një ngjarje nuk është më thjesht tragjedi, është pasqyrë e një shteti që ka humbur ndjenjën e përgjegjësisë. Kur dhuna ndodh aty ku duhet të mbretërojë ligji, kjo s’është vetëm krim: është shenjë...