Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vodhën një motomjet në portin e Durrësit, përfundojnë në pranga dy shtetas
Dy shtetas janë arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi vodhën një motomjet në port, me vlerë 2500 euro. Dy të arrestuarit ishin me detyrë për ruajtjen dhe sigurimin e objektit të portit. Blutë kanë sekuestruar motomjetin e importuar nga Zvicra. Njoftim i Policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave që shpallen në kërkim dhe për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjeve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasit: F., 45 vjeç, dhe D., 47 vjeç, të dy banues në Durrës. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur një motomjet të importuar nga Zvicra, me vlerë rreth 2500 euro, në pronësi të shtetasit K. K....