“Synojmë mbi 12 mln turistë”, Rama: Rikualifikime urbane për të nxitur ecjen në qytet

“Synojmë mbi 12 mln turistë”, Rama: Rikualifikime urbane për të nxitur ecjen në qytet

Rritja e numrit të turistëve për Kryeministrin Edi Rama tregon qartë ndryshimin dhe transformimin rrënjësor që vendi ynë ka pësuar përgjatë viteve. Në konferencën ndërkombëtare Walk21, ku ekspertë nga e gjithë bota janë mbledhur në Tiranë për të shpalosur idetë e zhvillimit urban, kreu i qeverisë u rikthye pas në kohë, ku përshkroi kryeqytetin gjatë viteve të komunizmit. “54 vite më parë ishte një vend krejt i ndryshëm ku nuk lejohej asnjë makinë private, ku numri i përgjithshëm i makinave që qarkullonin ishin rreth 5 mijë në të gjithë vendin dhe numri i turistëve 2 mijë në vit, ndërkohë që në këtë vit do të shkojmë përtej 12 mln”, tha Rama. Kreu i qeverisë vuri theksin tek sfidat me të cilat tashmë po përballet Shqipëria,...