Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
‘Avni Rustem, të lumtë dora!’/ Mijëra komente pro autorit të vrasjes barbare të gjyqtarit Astrit Kalaja, çfarë po ndodh me shoqërinë shqiptare?
foto ilustruese TIRANË- Ekzekutimi i gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit, përbën një nga ngjarjet më të rënda në historinë e drejtësisë shqiptare dhe shtetit shqiptar. Vrasja brenda mureve të tempullit të drejtësisë, ka shkaktuar tronditje të thellë në opinionin publik. Ndërsa, siguria dhe autoriteti i institucioneve të drejtësisë është vënë tashmë në pikëpyetje. Reagime të shumta janë publikuar menjëherë pas ngjarjes nga zyrtarë, politikanë dhe institucione të drejtësisë, ndërsa rrjeti 'vendi ku mblidhen' qytetarët, ka shpërthyer nga komentet. Nëse keni ndalur të lexoni komentet në rrjetet sociale, me siguri iu ka rënë në sy një prirje e fortë e njerëzve për të komentuar negatisht. Për autorin që kreu krimin? Jo, shumë të rralla. Në fakt, figura e autorit po...