“‘Të fortët’ e Edi Ramës sfidojnë…”/ PD, ngre akuza të rënda: Skandali në Tropojë, qeveria e tij ndihet e paprekshme

“‘Të fortët’ e Edi Ramës sfidojnë…”/ PD, ngre akuza të rënda: Skandali në Tropojë, qeveria e tij ndihet e paprekshme

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, në një deklaratë për mediat, u shpreh se situata në Bashkinë e Tropojës është një shembull flagrant i kapjes së institucioneve nga pushteti lokal dhe i mungesës totale të respektit për ligjin dhe vendimet e organeve rregullatore. Sipas Vangjelit, nën drejtimin e përkohshëm të Zyra Islamaj, e cila tashmë ndodhet nën hetim nga SPAK për procedurat e tenderimit, Bashkia ka sfiduar hapur vendimet e Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), duke treguar se zyrtarët lokalë të mbështetur nga qeveria e Edi Ramës ndihen të paprekshëm përballë ligjit dhe mekanizmave të kontrollit. Vangjeli theksoi se pavarësisht urdhërimeve të KPP-së për rivlerësimin e procedurës së tenderit për ndërtimin e rrugës Auto Kika – Gj. Dragobisë – Qafë Paje, Bashkia ka...