Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Lider në botë, i dobët në Paris! Paradoksi i Macron-it që përcakton fatin e Evropës
Nga Andrea Bonanni, la Repubblica Të dhënat politike dhe ato ekonomike konfirmojnë se Franca është bërë tashmë “sëmundja e madhe” e një Europe, që edhe vetë nuk është në gjendje të mirë. Por, kriza që ndodhi brenda dymbëdhjetë orëve me emërimin e një kryeministri tjetër nga presidenti Macron, tregon se jemi përballë një sëmundjeje, që është psikike, para se të jetë fizike. “Ju keni fuqinë të rrëzoni këtë qeveri, por nuk keni fuqinë të injoroni realitetin”, kishte paralajmëruar në mënyrë profetike kryeministri paraardhës, François Bayrou, duke iu drejtuar deputetëve që po e rrëzonin. Ky verbim politik duket se ka përfshirë jo vetëm Parlamentin, por edhe vetë udhëheqësit më të lartë të vendit, pasi Macron i ka dhënë detyrën një tjetri besniku, Sébastien Lecornu, i cili prezantoi...