Kapiteni që frymëzon; Lautaro i mëson brezit të ri çfarë do të thotë Inter

Kapiteni që frymëzon; Lautaro i mëson brezit të ri çfarë do të thotë Inter

Në formatin “Wheel Talk” të “Inter TV”, kapiteni zikaltër Lautaro Martínez dhe zëvendësi i tij Nicolò Barella folën për klubin, karrierën dhe jetën personale. Duke u ndalur te ndjenja e përkatësisë, Lautaro theksoi rëndësinë e trashëgimit të vlerave të Interit te gjeneratat e reja: “Tani ua përcjellim këtë ndjenjë lojtarëve të rinj që vijnë, djemve të ‘Primavera’ që stërviten me ne. Kjo filozofi është shumë e rëndësishme brenda dhomës së zhveshjes”. Kapiteni zikaltër ndau edhe një anë më personale të jetës së tij jashtë fushës, duke treguar pasionin e përbashkët me Barella: “Kalojmë pak kohë me familjen, jemi gjithmonë të zënë, por kur jemi në shtëpi mundohemi t’i përkushtohemi asaj që duam. Unë, ashtu si Nicolo, kam pasion verën. Këto vite kam studiuar shumë për të, kam...