Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Violeta Manushi, nuk u ankua kurrë. Nuk u mburr kurrë. Ndaj e donin të gjithë!
Violeta Manushi nuk u ankua kurrë. Nuk u mburr kurrë. Ndoshta ndaj dhe e donin të gjithë. Jo vetëm artdashësit, por gjithë kolegët. E çmonin. Vlerësonin çdo grimë a detaj rreth konceptit, dhe mënyrës se si ajo e lëshonte veten tek çdo rol, duke u kredhur si në det. Duke u mishëruar tek personazhi dhe më pas bërë një me të. Kadri Roshi, në një intervistë të vitit 1998, e quan ‘’Shkollë’’, këtë grua të rrallë. ‘’Të kuptosh fjalën sakrificë – thotë ai – mjafton të shohësh Violetën. Nëpërmjet saj, ti kupton ç’është vullneti për punë. Kupton ç’është ndershmëria’’. Ndërsa Sulejman Pitarka, po atë vit, shprehet: “Mbaj mend çdo herë që vinte në teatër, ishte si besimtari i devotshëm në një tempull.’’ Lindur më 6...