Fotografia e djalit me bukë në dorë- nostalgji për varfërinë, mall për kohën e tallonit!

Fotografia e djalit me bukë në dorë- nostalgji për varfërinë, mall për kohën e tallonit!

Nga Çapajev Gjokutaj Iu ktheva e iu riktheva kësaj fotoje dhe s’dija të thoshja pse. Sado e çuditshme të duket fillimisht më shtyu në mendime buka që mbanë në dorë vogëlushi a vogëlushja. Goxha e madhe, gati gati sa një e treta e shtatit të fëmijës. Ka blerë një të tërë ngaqë janë familje e madhe, me shumë gojë për t’u ushqyer, apo ngaqë janë të vobektë dhe jetojnë krizën e tallonit. Meqë mishi, yndyra, bulmeti e produkte të tjera ushqimore gjendeshin me vështirësi, njerëzit konsumonin më shumë bukë. Si mbarova punë me bukën fokus i meditimit kaloi te portreti. Vogëlush i shëndetshëm dhe i bukur. Format e flokëve dhe bluza e thurur për merak nxjerrin në pah  kujdesin e prindërve. Veçanërisht të mamasë apo...