Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Reagon prokuroria e Apelit: Kambanë alarmi për pasojat që sjell përdorimi i gjuhës së urrejtjes ndaj drejtësisë
Reagim i Prokurorisë së Apelit Prokuroria e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e tronditur nga ngjarja kriminale që solli humbjen e jetës së gjyqtarit Astrit Kalaja, shpreh dhe përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe kolegët e tij. Trupa e prokurorëve dënon me forcë këtë akt kriminal ndaj gjyqtarit të nderuar Astrit Kalaja, një figurë e respektuar e sistemit të drejtësisë dhe një profesionist i palodhur në shërbim të ligjit dhe qytetarëve, dhe njëkohësisht dënon çdo akt dhune që cënon figurën e magjistratit, sepse sulmi ndaj tij është një sulm i drejtëpërdrejtë ndaj shtetit të së drejtës. Kjo ngjarje duhet të jetë një këmbanë alarmi për pasojat që sjell përdorimi i gjuhës së urrejtjes, denigrimit të figurës së magjistratit dhe mungesën e...