Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vrasja e gjyqtarit zbulon skandalin. Qeveria e Ramës refuzoi kërkesën për më shumë policë, KLGJ: Na lanë me 1 efektiv për çdo gjykatë
Vrasja në sallën e gjyqit e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja ka nxjerrë zbuluar mënyrën skandaloze si dështoi mekanizmi i sigurisë që duhej ta parandalonte. Këshilli i Lartë Gjyqësor informon se, në të gjitha gjykatat e Republikës së Shqipërisë, Policia e Shtetit aktualisht ofron shërbimin e saj vetëm një punonjës në hyrjen kryesore ku lëvizin palët dhe publiku. Pra vetëm 1 polic. KLGJ i ka shkruar dy letra Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme për shtimin e numrit të policëve në sallat e gjyqit, por përgjigjia e kthyer nga Policia ishte se kishin personel të limituar. Në këtë situatë të rëndë, Këshilli i Lartë Gjyqësor u mblodh sot në Mbledhje të Jashtëzakonshme, për të shqyrtuar rrethanat e ngjarjes dhe për të...